KAKAVIJE/ Autobusi me kokainë kalon kontrollin e doganës shqiptare

Një kg kokainë u konfiskua nga dogana greke në pikën kufitare të Kakavijes.

Droga ishte fshehur në një autobus udhëtarësh që I përket një kompanie greke dhe drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare T.I.

Pakoja e kokainës ishte fshehur në frigoriferin e autobusit të linjës Tiranë – Athinë, që kishte kaluar edhe kontrollin e doganës shqiptare.

Shoferi dhe shoqëruesi sapo kuptuan se droga u gjet, u larguan duke hyrë në territorin shqiptar.

Pasagjerët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në stacionin kufitar dhe vazhduan udhëtimin me një tjetër autobus.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment