Kakavijë/Bllokohet BMW-ja e vjedhur në Serbi,arrestohet 66-vjeçari

0
150

Një mjet BMW i vjedhur në Serbi 10 vite më parë është bllokuar në Kakavijë. Raportohet se mjeti drejtohej nga 66 -vjecari nga Saranda me inicialet P.P.

66-vjeçari po shkonte drejt Greqisë, ndërkohë që u zbulua nga Frontex nga numri i shasisë. Në përfundim Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Gjirokastrës filloi procedimin penal ndaj 66 vjeçarit për dy vepra penale,  trafikim të mjeteve motorrike dhe falsifikim të vulave stampave e formulareve. Mjeti i vjedhur në Serbi 10 vjet më parë u sekuestrua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here