Kakavijë – Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj, inspektim për masat në prag të zgjedhjeve

0
189

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj zhvilloi një inspektim në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë, për të parë nga afër zbatimin e masave të marra në kuadër të procesit të zgjedhjeve, qoftë sa i përket pikave të kalimit, ashtu edhe për pjesën e kufirit të gjelbër. Këto masa kanë si qëllim parandalimin e veprave penale, që mund të kryhen gjatë kësaj periudhe në kufi. Me këtë rast Merkaj zhvilloi gjithashtu një takim me oficerët e FRONTEX që ofrojnë asistencë në kufi për punonjësit e policisë kufitare, ditë kjo që përkoi me datën 22, kur bëhej edhe ndërrimi i radhës së kolegëve nga vendet e BE-së.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here