Kakavijë/ Ja sa shtetas kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve

0
182

Në doganën e Kakavijës është rritur fluksi i qarkullimit të njerëzve gjatë orëve të fundit , kjo për shkak të lehtësimit të masave anti Covid. 526 qytetarë janë regjistruar në hyrje për në Shqipëri, dhe 317 në dalje. Të gjithë personat që hyjnë janë qytetarë shqiptarë që kishin mbetur të izoluar në Greqi përgjatë kësaj periudhe izolimi. Sipas udhëzimeve të ministrisë së shëndetësisë ata po karantinohen në banesat e tyre në qarqe të ndryshme të vendit. Vetëm 10% e personave që kanë mbërritur këto ditë janë nga qarku i Gjirokastrës.
Ndërsa personat në dalje janë punëtorë sezonalë që kanë përfituar nga marrëveshja mes dy vendeve për të punuar në bujqësi për disa muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here