Kakavijë/Kaloi doganën shqiptare por ngec tek ajo e grekut,shqiptari kapet me pistoletë

0
154

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet një armë zjarri tip pistoletë.

Media greke nuk jep detaje mbi identitetin dhe moshën e shqiptarit.

Ai u ndalua ndërsa kishte kaluar doganën shqiptare në Kakavijë dhe po tentonte në atë greke, kur u zbulua.

Pistoleta u zbulua e fshehur poshtë sediljes së shoferit.

Ndërkohë që pas ndalimit i është dorëzuar autoriteteve të Janinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here