Kakavije/ Kapet 58 vjecarja me 20 mije euro te padeklaruara

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht shtetasen L. F, 58-vjeç, nën akuzën “Mosdeklarim i të hollave në kufi”.
Materialet në ngarkim të saj u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër për, pasi nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijës  në dalje të Republikës së Shqipërisë gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën një shumë monetare prej 20 mije Euro, të padeklaruara, para të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Njoftim i policisë:

Kakavijë

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 20080 euro, procedohet penalisht poseduesja e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar, një automjet tip “Jeep”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet, gjetën në çantën e shtetases L. F., 58 vjeçe (pasagjere në mjet), 20080 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja L. F. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment