Kakavije, largohen emigrantet , fluks ne kufirin grek

0
209

Me mbarimin e festave , emigrantët kanë vendosur të largohen. Mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kakavijes ka patur fluks të automjeteve në palën greke. Kjo për shkak të kryerjes së testeve rapid nga ana e punonjësve të shëndetësisë. Cka ka sjell një qëndrim gati 45 minuta në radhë.Ndërkohë nga pala shqiptare situata ka qenë normale.Përgjatë 24 orëve të fundit shërbimet e DVKM Gjirokastër kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në Shqipëri.

Në funksion të  këtij  aktiviteti, janë përpunuar një numër prej  4178 shtetas në hyrje-dalje, nga të  cilët 1022 në hyrje dhe 3156  në dalje.

Aktualisht po punohet me 4 sportele në doganën shqiptare dy në hyrje dhe dy në dalje. Ndërsa pala greke me 3 sportele në hyrje të republikës së Greqisë dhe 2 në dalje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here