Kakavijë/ Soreca: Policia Kufitare dhe Frontex performancë shumë të mirë gjatë 2019/BE jep 6 milionë euro për përmisim në vazhdim

0
127

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca së bashku me Kreun e Policisë Ardi Veliu ka qenë i pranishëm ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijes ku kanë organizuar një mbledhje me policinë kufitare dhe atë të FRONTEX. Në fjalën e tij , ambasadori Soreca ka mbetur i kënaqur nga ajo çka i është raportuar lidhur me punën e të dyja palëve në luftën kundër krimit të organizuar apo kalimin e paligjshëm të kufirit. Ndërsa prioritet mbeten kontrolli i parregullt i emigracionit, goditja e krimit të organizuar si dhe forcimi i bashkëpunimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Për këtë arsye Soreca shtoi se BE do të japë për policinë kufitare 6 milionë euro për përmirsimin në vazhdimësi.

Luigi Soreca:

Nga raportimet deri më tani jemi të kënaqur por puna duhet vazhduar . Më kanë thënë se bashkëpunimi me policinë e Shqipërisë është i shkëlqyer. Ndërsa objektivat e operacionit të përbashkët janë tre. Kontrollit i parregullt i emigracionit.  Goditja e krimit të organizuar ndërkombëtar. Dhe përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të Shqipërisë dhe BE. Falë bashkëpunimit në 2019 kemi patur rezultate të mira është dyfishuar numri i emigrantëve të kapur duke arritur mbi 10 mijë emigrantë , është katërfishuar numri i personave që janë ndaluar nga policia për trafikimin e qenieve njerëzore ndërsa me rëndësi në këto momente për Shqipërinë është rritja e bashkëpunimit me BE . Duke parë rezultate BE do të japë 6 milionë euro për policinë kufitare .Kjo për përmisimin e veprimeve në vazhdimësi.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here