Kakavijë/ U kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 21-vjeçari nga Bangladeshi

0
161

Kakavijë

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 21-vjeçari nga Bangladeshi.

Sekuestrohet një aparat celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj, S.I., 21 vjeç, banues në Bangladesh.

Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here