Kaloi kufirin ilegalisht per te mbledh caj , arrestohet nga policia e Janines

0
186

Arrestohet në Janinë një shqiptar. Pranë kufirit Greko-Shqiptar policia greke tek sa patrullonte ka arrestuar një shtetas i cili kishte mbledhur në mënyrë të paligjshme 21 Kg Bimë Aromatike – Medicinale . Policia ka dyshuar në fillim për hashash por ka rezultuar se ka qenë bimë medicinale dhe jo narkotike.

Shqiptari kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në vend duke kaluar kufirin pa dokumentacionin e kërkuar në këtë mënyrë ai është gjobitur me një total prej 5,500 euro për mosrespektim të masave kufizuese për përhapjen e koronavirusit . Ai u arrestua nga oficerët e policisë së Departamentit të Ruajtjes së Kufirit Mastorochorion mbrëmë pranë kufirit Greko-Shqiptar në zonën e Aetomilitsa, Janinë, i cili akuzohet për shkelje të legjislacionit pyjor dhe ligjit për të huajt.

Sasia e mësipërme e çajit u konfiskua dhe do t’i dërgohet Shërbimit Pyjor Konitsa, ndërsa personi i arrestuar do të dërgohet në Prokurorin Publike të Janinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here