Kanabis në Tepelenë, arrestohet 42 vjecari në Nivicë

0
156

Kanabisi në Tepelenë lulëzon ndërkohë që Policia arrin të lokalizojë vendodhjen dhe shkatërrimin e 46 kg si dhe disa rrënjëve.

Një 42 vjecar nga Vlora u arrit të arrestohej pasi në banesën e tij në fshatin Nivicë, i’u gjet sasia narkotike. Burimet policore kanë bërë të ditur se informacioni për egzistencën e kanabisit në banesën e 42 vjecarit vlonjat me banim në Nivicë, ka ardhur nga fshati ku banorë kishin rënë në gjurmët e tij. Për pasojë Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, organizoi operacionin e koduar “Kanionet” nga ku rezultoi i suksesshëm.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e 42 vjecarit uniformat blu zbuluan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike kanabis. Ndërkohë që në oborrin e banesës u gjetën disa kubikë ku ishin kultivuar fara kanabisi.

Kaq ka mjaftuar që mbi 42 vjecarin të rëndojë vepra penale e kultivimit të bimëve narkotike dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Materialet i kaluan organit të akuzës së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here