Kanabisi nuk ka të mbaruar, një tjetër rast në fshatin Golem

0
151

Një tjetër operacion policor në Gjirokastër zbulon sasi narkotike. Në dy ditët e fundit, janë shtuar aksionet policore në terren, për zbulimin e sasive narkotike.

Sot janë sekuestruar 71 kg kanabis përmes operacionit të koduar GOLEMI i cili mori emrin nga fshati që mban këtë emër dhe që ndodhet në veriperëndim të Gjirokastrës. E ndërsa policia arriti të zbulojë sasinë narkotike, poseduesi i saj, mundi të largohet duke i shpëtuar arrestimit. Burimet policore kanë konfirmuar për Jugunews.net se informacionet e marra në terren, u bazuan vetëm në rastin e zbulimit të sasisë narkotike në banesën e J.K 53 vjec.

Ky i fundit sapo ka marrë vesh se policia po mbërrinte në fshat, ka lënë banesën dhe është larguar menjëherë.

Forcat policore, pasi kanë ushtruar kontroll në pronën e 53 vjecarit, arritën të zbulonin sasinë narkotike me peshë 71 kg.

Kjo e fundit gjendej brenda disa thasëve, ndërkohë që një sasi prej 55 gr u gjet në trajtën e pluhurit kanabis në formë cokollate.

E gjithë sasia narkotike, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që u shpall në kërkim poseduesi i kanabisit i cili përvecse është nga fshati Golem, qëndron rezident në Sarandë ku ka dhe një aktivitet privat me shitjen e mishit.

Mbi të rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Tre ditë më parë në Këlcyrë të Përmetit, Policia sekuestroi 91 bimë kanabis të kultivuara në bahcenë e banesës së Petrit Bacos, si dhe 17 kg kanabis rifuxho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here