Kandidati për deputet i PD në Qarkun Gjirokastër Roland Bejko i ftuar sonte në SCAN TV për të folur rreth zgjedhjeve të 25 prillit dhe situatës aktuale politike

0
166

Kandidati për deputet i PD për Qarkun Gjirokastër z.Roland Bejko do të jetë sonte i ftuar në një lidhje skype në TV SCAN në orën 21:00 me gazetarin Arbër Hitaj në një bashkëbisedim mbi zgjedhjet, zhvillimin e fushatës, dhe rezultatin final.

Nga Roland Bejko

Të dashur miq,

Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës.

Në këto kushte, kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit.

Kështu që sonte, ditën e premte, dt.02 prill ’21, ora 21 00, mund të më ndiqni sipas dëshirës në kanalin televiziv SCAN TV, në një lidhje me Skype, me gazetarin e talentuar Arbër Hitaj në një bashkëbisedim mbi zgjedhjet, zhvillimin e fushatës, dhe rezultatin final.

Mezi pres të jem pranë jush.

Ju faleminderit!

( foto, arkiv)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here