Kanosën fqinjin, rrezikojnë burgun

0
145

Një 35 dhe një 76 vjeçar, banorë të lagjes “Partizani” në Gjirokastër akuzohen për kanosjen e fqinjit të tyre K.M 71 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë ku mësohet se shkak i konfliktit ku janë përfshirë dy familje të afërm me njëri – tjetrin ka qenë për motive pronësie.

Babë e bir janë tashmë nën akuzën e kanosjes serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, një kundërvajtje penale që dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here