Kaosi në Kakavijë, MEPJ: Grekët do lehtësojnë masat, tamponët mund t’i bëni edhe tek privatët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri me dije se për shkak të situatës së rënduar në Kakavijë pala greke ka shtuar personelin shëndetësor.

“Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht.

Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”, njofton MEPJ.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment