Kapen 50 kg marijuanë, poseduesi i shpëton policisë sy më sy

0
371

img-20161009-wa0003

Policia e Tepelenës, arrin të sekuestrojë 50 kg marijuanë ndërkohë që poseduesin, e ka shpallur në kërkim. Kanë qenë specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ata që kanë zbuluar sasinë e marijuanës pasi janë vënë në dijeni përmes terrenit, se droga, qarkullonte me një automjet në dalje të qytetit Memaliaj. Mjeti ka zgjedhur të qarkullonte me marijuanën në një rrugë dytësore për t’iu shmangur policisë. Uniformat blu pas zbulimit të itinerarit të tij, janë vënë në lëvizje për të kapur mjetin me targa AA976BO i cili kërkonte të dilte në rrugë kryesore nga ajo sekondare që po qarkullonte. Punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë mjetit të mbushur me drogë për të ndaluar, por në këto kushte shoferi, ka refuzuar dhe menjëherë u largua me shpejtësi madje duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Pas kësaj, këta të fundit janë vënë në ndjekje por shoferi i gjendur mes kërcënimit të arrestimit, ka ndaluar mjetin dhe më pas e ka braktisur atë në një terren fushor së bashku me sasinë e marijuanës brenda tij dhe u largua duke përfituar nga errësira. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, u konstatuan pesë thasë plasmasi ngjyrë të zezë të mbushur me kanabis me një peshë totale 50 kg. Ndonëse shoferi u largua duke lënë pas mjetin dhe drogën, policia arriti të zbulonte identitetin e tij ku mendohet se është banor i Bulqizës me inicialet S.V. 49 vjeç. Ky i fundit, është shpallur person në kërkim nga Policia Rajonale ndërkohë që mbi të rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here