Kapen 8 afganë në trajlerin me portokalle në Kakavije, zbulohen nga diarreja qe erdhi si rrjedhojë e konsumit të agrumeve gjatë udhëtimit

0
164

Para pak minutash Policia Kufitare e Kakavijes se bashku me Doganen e Kakavijes dhe forcat e FRONTEX, kane kapur ne tentative per te hyre ne territorin shqiptar, 8 shtetas afgane.

E vecanta eshte se afganet kishin hipur ne nje maune e cila vinte nga Greqia e mbushur me portokalle. Afganet i “tradhtoi” ne fakt gjendja e tyre shendetesore sepse kishin ngrene kaq shume portokalle gjate udhetimit klandestin, saqe po perjetonin diarre te papare. Kaq ka mjaftuar qe nga kuterbimi i leshuar nga brenda trajlerit, policet kufitare dhe doganieret te dyshonin per ngarkesen qe ishte mbushur me portokalle dhe me klandestine afgane.

Zbulimi i tyre erdhi nga Policia Kufitare nderkohe qe shoferi i maunes 21 vjecari nga Mali i Zi me inicialet B. R nuk kishte dijeni per prezencen e afganeve ne trajlerin e mbushur me portokalle. Momentalisht malazezit i eshte bllokuar maunia me portokalle dhe po merret ne pyetje nga autoritetet kufitare. Ndersa afganet po trajtohen me ushqim dhe gati per tu deportuar ne Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here