Kapen dy gjirokastritë me 58 kg marijuanë, ja cilët janë

0
987

Vihen në pranga dy gjirokastritë për trafikimin e 58 kg marijuana.

Petro Ngucaj dhe Celo Celo janë arrestuar pas finalizimit të operacionit të koduar VIROI të ndërmarrë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës.

Dy gjirokastritët njëri 38 dhe tjetri 23 vjec, ishin duke qarkulluar me automjetin tip BMW me targa të huaja A23E505 teksa janë ndaluar nga patrulla e Policisë Rajonale, në hyrje të Parkut Natyror të Viroit, 2 km në veri të Gjirokastrës. Ngucaj ishte shoferi i mjetit, ndërsa Celo, pasagjer. Humbja e qetësisë së Ngucajt dhe Celos pas kërkesës së bërë nga policët për kontroll fizik të mjetit, ka shtuar më tepër dyshimet për prezencën e marijuanës në bordin e mjetit që qarkullonin të dy.

Sasia prej 58 kg marijuanë e thatë, është gjetur në bagazhin e mjetit dhe ishte e ndarë në 6 pako të mbështjella me ngjitëse plasmasi të tejdukshme. Pasagjeri Celo Celo, ka mohuar të ketë patur dijeni për sasinë narkotike në bagazhin e BMW ndërsa Ngucaj, tentoi të largohej por që u izolua menjëherë nga uniformat blu. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës dhe ndaj tyre, rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here