Kapen municione dhe kanabis, pranga memaljotit

0
1089

Sekuestrohen municione luftarake dhe lëndë narkotike ndërkohë që prangoset në flagrancë poseduesi i tyre.

Kanë qenë specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ata që kanë zbuluar sasinë me municion në qytetin e Memaliajt, pas informacioneve të marra në terren.

Klejdi Mina 22 vjeç, banor në Memaliaj është arrestuar pasi i janë gjetur në bodrumin e vet, 4 krëhëra me fishekë, 108 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një kuti me 7 kapsolla detonatore, 7 metra fitil zjarrpërcjëlles, si dhe një sasi prej 2 kg Canabis Sattiva.

I arrestuari nuk ka dhënë asnjë lloj spegimi gjatë ndalimit ndërkohë që nuk ka mohuar egzistencën e tyre në ambjentin e vet. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Gjirokaster, për hetim të mëtejshëm.

Ndaj Minas, rëndojnë veprat penale të prodhimit dhe shitje së lëndëve narkotike, si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here