Kapet i dënuari në mungesë, për vjedhje

0
666

Vihet në pranga një i ri i kërkuar për vjedhje. Stiliano Lengo 25 vjec nga Gjirokastra, është kapur nga Policia mëngjesin e sotëm. I riu gjirokastrit, ishte shpallur person në kërkim nga gjyqësori i Gjirokastrës dhe rrjdhimisht edhe prej policisë për veprën penale të vjedhjes. Kanë qenë specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, ata të cilët realizuan kapjen e të kërkuarit ditën e sotme. Sipas burimeve zyrtare, shkalla e parë e gjyqësorit, e pati dënuar Lengon në mungesë me 1.5 vite burg për vjedhje. Këtë masë dënimi do t’i duhet Lengos ta vuajë në burg, përvecse mund të marrë një tjetër dënim që ishte shmangur policisë dhe gjykatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here