Kapet me drogë, vëllai i kandidatit për deputet i LSI

 

Kapet me drogë, vëllai i kandidatit për deputet të LSI në Qarkun e Gjirokastrës. Besim Zika 46 vjec, është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës një ditë më parë, gjatë një aksioni të ndërmarrë nga forcat e Policisë së Qarkut. Besim Zika, është vëllai i Reshat Zikës, kandidatit për deputet të LSI në zgjedhjet e 2013 në Qarkun e Gjirokastrës. Zika është arrestuar pasi i’u gjet 17 kg marijuanë në fshatin e tij Bylysh në verilindje të Tepelenës. Aksioni u përqëndrua në evidentimin e kultivuesve të marijuanës në këtë zonë, ku Zika, njihet si një ndër njerëzit më me infuencë për të dhënë leje në kultivimin e kanabisit në zonë. Tok me të, janë prangosur edhe tre të tjerë përkatësisht Pëllumb e Festim Rona 55 e 65 vjec të dy vëllezër nga fshati Bylysh, si dhe Coban Kalemi 52 vjec nga fshati Maricaj. Operacionet u përqëndruan në orët e mëngjesit të sotëm dhe u ndërmorrën nga Seksioni Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër. Në total, janë gjetur 1772 kg marijuanë ndërkohë që u sekuestrua edhe një automatik model “56” me 14 fishekë, të cilën e mbante Coban Kalemi. Droga, u është gjetur katër të arrestuarve, ndërkohë që një pjesë e mirë e saj prej 1260 kg e integruar në 42 thasë, u gjet në Kodrën e Miricës. Mendohet se kjo është sasia që është braktisur nga tre personat e tjerë që janë larguar sapo kanë rënë në gjurmët e Policisë në vendngjarje. Njëri prej tyre, është C.G. ndërsa dy të tjerët, nuk u bëhen të ditur emrat për arsye hetimi. Mendohet se ata janë larguar në drejtim të zones së Beratit për t’i shpëtuar arrestimit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment