Kapet i katërti i drogës së Bëncës, ai është….

Kapet personi i katërt i shpallur në kërkim policor për sasinë narkotike të kapur më 17 majin e kaluar në rrugën Bëncë-Tepelenë.

Bëhet fjalë për E.Zholi 31 vjec nga Tepelena i cili u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Shpallja në kërkim e Zholit është justifikuar pasi dyshohet si bashkëpunëtor me Klejdi Gracin, Aulon Milon dhe Aleksandro Vasilin të cilët u arrestuar për prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike të sasisë prej 32 kg kanabis. Ndërkohë që Milo e Vasili u lanë në arrest shtëpie, Graci ngeli në burg nga masa e arrestit që i’u publikua në 19 maj të këtij viti në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment