Kapet i riu gjirokastrit me 6 klandestinë sirianë duke hyrë ilegalisht në Shqipëri

Gjashtë klandestinë sirianë janë kapur nga Policia e Gjirokastrës në brendësi të territorit shqiptar teksa ishin duke udhëtuar në drejtimin verior.

Personi që kish marrë përsipër transportin e tyre në drejtimin jashtë Gjirokastrës është arrestuar menjëherë. Bëhet fjalë për Thimio Cekën 23 vjecar banor i Gjirokastrës.

Kanë qenë specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Rajonale të Policisë, ata që kanë kapur Cekën i cili ka ndihmuar me veprime konkrete, kalimin ilegal të kufirit të gjashtë klandestinëve që vinin nga vendet e treta.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment