Kapet i shumëkërkuari për vjedhje, tentoi të arratisej drejt Greqisë

0
139

Arrestohet teksa ka dashur të arratiset drejt Greqisë. Kanë qenë punonjësit e kontrollit të pasaportave në sportelin e Pikës Kufitare të Kakavijes, ata që zbuluan praninë e Orion Galos 36 vjec banor i Elbasanit.

Ky i fundit rezulton person i shpallur në kërkim dhe kërkonte t’i shpëtonte burgosjes. Por tentativa e tij për të hyrë në Greqi, ka rezultuar e dështuar pasi u zbulua që ishte person i shpallur në kërkim për vjedhje.

Gjykata e Apelit në Durrës ka dhënë vendimin e formës së prerë në ngarkim të durrësakut me gjashtë muaj burg për vjedhje.

Pasi ka qëndruar disa orë në dhomën e izolimit në Komisariatin e Policisë së Durrësit, Galo i’u dorëzua patrullës së Policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here