Kapet i shumëkërkuari për vjedhjet e disa banesave në Gjirokastër

0
174

Kapet një person i shumëkërkuar nga autoritetet policore gjirokastrite.

Policia e Gjirokastrës, ka arritur të ndalojë Danijel Lleshaj 31 vjecar banues në Mirditë.

Ndalimi i Lleshajt, u ndërmorr pasi Prokuroria e Gjirokastrës, pati lëshuar urdhër ndalim në fund të prillit të këtij viti, pasi mirditori më datën 23 prill tëp o këtij viti, në bashkëpunim me shtetasit I.B, A.P dhe E.P, 28, 37, dhe 24 vjeç, nga Vlora, grabitën banesën e shtetases P.R, 48 vjeçe në qytetin e Gjirokastrës.

Vec kësaj banese, personi i kapur sot në bashkëpunim me shokët e tij, kanë tentuar të vjedhin banesat e shtetasve A.M dhe L.H po në Gjirokastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ndërkohë që mbi mirditorin rëndon vepra penale e vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe vjedhjes së kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here