Kapet kamioni i vjedhur ne Greqi

0
164

Ne vijim te masave te ndermarra nga policia kufitare e Kakavies per goditjen e trafiqeve te paligjshme, sot rreth ores 15:00 ne hyrje te Republikes se Shqiperise si rezultat i kontrolleve te vazhdueshme nga punonjesit e ketij stacioni, u krye bllokimi i nje automjeti tip kamion, i markes Mercedes Benz me targa ZHE4429. Kamioni ne fjale ishte i vjedhur ne Greqi dhe i shpallur ne kerkim nga Interpoli, fakt i cili nuk eshte kapur nga punonjesit e doganes greke. Automjeti po sillej ne Shqiperi nga shtetasi S.B nga Tepelena. U krye bllokimi dhe sekuestrimi i mjetit ndersa autori eshte shoqeruar ne ambientet e DVP Gjirokaster per veprime te metejshme si i dyshuar per kryerjen e vepres penale “trafikim i mjeteve motorike”. Policia kifitare e Pikes Kalimit Kakavie mbetet e vendosur te luftoje cdo fenomen te trafiqeve te paligjshme dhe te vendos para drejtesise cdo autore te veprave kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here