Kapet me heroinë në furgon, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

0
149

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 37-vjeçar shqiptar, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas mediave vendase, shqiptrari është arrestuar në Fasano, ku gjatë kontrollit që efektivët ushtruan në furgonin me të cilin udhëtonte, gjetën një sasi lëndë narkotike.

Mësohet se mjeti ishte i regjistruar në emër të një kompanie shqiptare, ku brenda tij u gjet dhe sekuestrua 3 kg heroinë e fshehur brenda një frigoriferi, e ndarë në 6 pako.

Policia vuri prangat shqiptarin, ndërkohë që droga dhe furgoni u sekuestruan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here