KAS për teatrin : Keqardhje, u shemb në terr e mjegull institucioni i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore kombëtare

Shembja e Teatrit Kombëtar gjatë mëngjesit të sotëm ka bërë jehonë jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Të shumta kanë qenë reagimet që dënojnë këtë akt të shëmtuar ndaj historisë e kulturës kombëtare .

Me anë të një statusi në rrjetin social- zyrtar FB , ka reaguar për shembjen e teatrit edhe një nga organizatat më të rëndësishme pranë CDU të Angela Merkel , Konrad-Adenauer-Stiftung-Albanien, e cila e quan këtë akt të trishtë dhe të pabesë ndaj një institucioni të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Reagimi si mëposhtë:

“Shumë e trishtë! Gjatë një aksioni në terr dhe mjegull u shemb në Tiranë Teatri Kombëtar!
Shprehim keqardhje për mënyrën e marrjes dhe zbatimit të vendimit për shembjen e një institucioni të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore kombëtare!”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment