Kaseta e një pornografie të dështuar patriotiko – politike

0
153

Nga Roland Bejko
Me historinë e një kasete të vetme filmike nga masakrat Serbe në Kosovë që supozohet të jetë zhdukur një pjesë e regjistrimit, zyra e PR të Ramës dhe regjizorët e Top Channell të Blushit, menduan ta orientonin vëmendjen e opinionit publik kundër Kryetarit të opozitës duke e shpallur atë fajtor dhe për analigji edhe tradhëtar të pabesë të çështjes shqiptare.
Kjo histori u stis fill në kohën kur qysh prej disa ditësh, Basha përditë e më shumë po i gozhdonte me prova e fakte në kryqin e të pandehurit për krimet e pashoqe të megakorrupsionit flagrant në aferën e inceneratorëve kryesisht, dështimin e ekonomisë, por edhe në dështimin e menaxhimit të pandemisë që është jashtë kontrollit qeveritar.
Edi Rama e di që ndjeshmëria që kanë shqiptarët ndaj çështjes kombëtare dhe çështjes së UÇK-së sot që drejtuesit e saj janë thirrur në gjyq është shumë e lartë, ndaj në këtë kazan që vlon gjeti rastin që nëpërmjet një truku tu hidhte për konsum opinionit dhe patriotëve shqiptarë “tradhëtarin” më të madh të tyre, pikërisht atë që në fakt i rrezikon realisht pushtetin personal, pra, liderin e opozitës. Duke e diskredituar, në mos e asgjësonte, e dobësonte në sytë e opiniont publik mbarëshqiptar.
Kështu, ata sajuan historinë e kasetës që do tu shërbente si gjethe fiku për të mbuluar këto pisllëqe:

  1. Inceneratorët.
  2. Raportin intim të Ramës me Vuçiçin në dëm të Kosovës dhe përbaltjen me çrast edhe më shumë të luftës çlirimtare të UÇK-së.
  3. Aferën e detit me Greqinë.
  4. Kapitullimin në menaxhimin e pandemisë që ka marrë përmasa të frikshme.
  5. Megakorrupsionin me ortakët qeveritarë në aferat publike.
  6. Dështimin e ekonomisë në favor të zhvillimit të ekonomisë kriminale të pastrimit të parave.
  7. Dështimin në fushën e arsimit dhe edukimit.
  8. Zëvendësimin e debatit të ideve dhe alternativave në arenën elektorale për të nxjerrë vendin nga kriza duke sajuar banalitete e shpifje “antipatriotike” ndaj kundërshtarit në mungesë të argumentave seriozë.
  9. Përbaltjen e figurës së kreut të opozitës si ” tradhëtar të UÇK”-së dhe për pasojë pastrimin e figurës së vet; Luli-tradhëtari, Edi- patrioti!
    Në fumd ky filmi “Thiller” i kësaj kasetës që shfaqet me intensitet në studiot e Tv-ve qeveritare, me sa duket, ka për të pas një mbyllje interesante sepse personazhet nuk janë realisht ata që janë shfaqur deri tani në film, por në mbyllje do metamorfizohen në atë mënyrë ku i “Keqi” do dalë i mirë, dhe i “Miri” do dalë i keq. “Tradhëtari” do dalë patriot, dhe “Patrioti” do rezultojë tradhëtar dhe sharlatan. Siç edhe janë në të vërtetë.
    Por, këtë rradhë, kaseta e tij e prapagandës “patriotike” ka për të qenë një film që u nis për aksion- dramatik, bazuar mbi një triller thashethemesh e dëshmitarësh të paqartë, në mos të paguar për të gënjyer, e do të përfundojë në një pornografi patriotiko-politike ku personazhet ia kanë me të futme për t’ia ngecur njërit (Bashës) gjithë pisllëkun e akumuluar në vite të vetes së tyre
    Kështu, vërtet kaseta ka për t’u mbetur në dorë realizatorëve, se filmi, s’do tu vlejë një lek, por ama gjithë kjo ngjarje na dha dy përfundime:
    I dyti, se gjithë kjo e keqe si ç’do e keqe e pati dhe një të mirë: edhe më skeptikët besoj se u bindën tani se Basha me Ramën s’ka asnjë pikë lidhje me punët dhe pushtetin e tij të pisët të cilën qysh pas 2017-ës ky i fundit e ka luajtur si kartë për të demoralizuar mbështetësit e opozitës dhe elektoratin gri.
    I dyti, se kur në krye të qeverisë ke për kryeminstër një aventurier që për interesat e pushtetit dhe parasë është i gatshëm ta “fuck ” dhe “fack” paturpësisht sa herë që i lipset patriotizmin shqiptar dhe çështjen kombëtare.
    Prandaj Edi Rama, jo vetëm s’duhet besuar, por duhet ndalur nga të gjithë patriotët shqiptarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here