Katër arrestime zyrtarësh në spitalet e Tepelenës dhe Memaliajt, Rilindja “kursen” Ediola Brahajn deputeten e “opozitës së re”

0
165

Furtunë në Tepelenë, katër të ndaluar për një aferë të madhe korruptive në Spitalet e Tepelenës dhe Memaliajt.

Operacioni “Tenderi” i ndërmarrë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ka pasur mbështetjen edhe të Prokurorisë së Gjirokastër.

Në pranga kanë rënë ish-shefi i financës Gëzim Allkushi 35 vjec nga Memaliaj.

Sajmir Mece specialist i statistikës.

Aleksandra Kada 31 vjece ish-juristja e Spitalit të Tepelenës dhe Jonida Saka 30 vjece ish-specialistja e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë.

Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se ndaj të katërtve rëndojnë veprat penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim, vjedhje në bashkëpunim dhe falsifikimi i dokumenteve.

Burimet policore kanë konfirmuar për Jugunews.net se gjithcka që ka ndodhur sot, ka ardhur pas një pune të pandërprerë disamujore dhe veprimeve procedurale të ndjekura, në bashkëpunim me organin e akuzës.

Gjykata e Gjirokastrës po sot kishte lëshuar për të katërt të prangosurit masat e sigurisë për ta. Ndërkaq u referuan materialet në Prokurorinë Gjirokastër për F. L. nga Tirana subjekt privat në fushën e shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis.

E habitshme është se pas gjithë kësaj ngjarjeje, nuk është marrë asnjë masë ndaj ish drejtoreshës së Spitalit të Tepelenës Ediola Braha sot deputete e opozitës së re parlamentare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here