Kelcyre/ Arrestohet 51 vjecari goditi me grushte nje 65 vjecar

0
249

Një 51-vjeçar ka goditur me grushte në fytyrë për motive të dobta një 65-vjeçar ditën e djeshme në Këlcyrë.

Mësohet se në pranga ka rënë Bardhul Sadikllaraj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj 65-vjeçarit Ylli Lulo, ndërsa ky i fundit ka përfunduar në spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Nga shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë u bë ndalimi i shtetasit B. S., 51 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Këlcyrë.

Ky shtetas, mëngjesin e datës 26.05.2021, ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta, shtetasin Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Beduqas, i cili është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda. 65-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here