Në kuadrin e Festës Kombëtare të Greqisë, e njohur si festa e JO-së , minoritarët kanë organizuar sot ceremoni përkujtimore në varrezat e Këlcyrës për nder të ushtarakëve grekë të rënë në luftën italo-greke (1940-1941). Për të parandaluar incidente të mundshme policia ka ngritur postbllok tek “Ura e Leklit” ndërsa po kontrollohen të gjithë automjetet që udhëtojnë drejt këtij aksi rrugor.