Këlcyrë/Parandalohet krimi,djali tenton të vrasë babain

0
157

Një shtetas 35 vjeçar nga Këlcyra ka rënë në prangat e policisë pasi ka kanosur me jetë babain e tij 66 vjeçar.

Njoftimi i policisë:
“Kanos për jetën babain e vet, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë të mundshme.
Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Ballaban, Këlcyrë.
Shtetasi i mësipërm, në fshatin Ballaban, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën babain e tij, shtetasin T. B., 66 vjeç.
Menjëherë, sapo kanë marrë njoftimin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar një krim të mundshëm në familje.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here