‘Kemi ulur numrin e kriminalitetit’/ Shqipëria tronditet nga 4 vrasje brenda 2 orësh pas deklaratës së zv.ministrit

0
125

Në një intervistë televizive, zv.ministri i brendshëm Julian Hodo do të deklaronte se falë masave të qeverisë dhe izolimit të qytetarëve, numri i kriminalitetit dhe aksidenteve janë ulur.
Pak orë pas kësaj deklarate, që bëri xhiron në rrjetet sociale njësoj si memet e përditshme, vendi i terrorizua nga 4 vrasje brenda 2 orësh.
Në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë, Preng Simoni dhe Kolë Murrani, rreth 60-vjeçë, u gjetën të pajetë.
Ka qenë djali i njërit prej viktimave ai që ka pikasur trupat në një kodër e më pas ka lajmëruar policinë.
Duhet shtuar fakti se, fshati Lalm i Vjetër është krehur disa herë nga policia për shkak të kultivimit të lëndëve narkotike.
Pak minuta pas kësaj ngjarjeje të rëndë, një atentat i tipit mafioz i mori jetën dy personave në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur “Tregu i Automjeteve”.
Mësohet se është qëlluar me armë drejt një makine nga persona ende të paidentifikuar, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.
Pas këtyre dy ngjarjeve, pritet deklarata e rradhës e zv/ministrit të brendshëm…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here