Kercenimi i Rames per vaksinen: Bejeni ,nuk do te lejoheni te shkoni ne pune

Edi Rama pasi mori dozën e tretë të vaksinës kundër COVID, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti të bëhet me detyrim.

Vaksina të mbron nga vdekja. Pra çfarë mund të thuhet sot përveçse vaksinohuni, ndërkohë që vende të tjera janë mbyllur. Kemi bërë çmos që mos të stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë. Ne nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë e të dali ku të dali pasi mbajmë përgjegjësi.

Nëpunësit e shtetit të vaksinohet pasi mund të vijë momenti që do të ndalohet të shkojnë në punë pa pasur pasaportën e vaksinimit dhe nuk do të paguhen. U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike të vaksinohen pasi mund të vijë momenti që nuk do lejohen. U them atyre që kanë dyqan që të vaksinohen pasi mund të vijë momenti që t’u mbyllet dyqani.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment