Kërcet “huri” në familje, 32 vjecari gjirokastrit bën për spital bashkëjetuesen

0
159

Dhuna ndaj grave dhe sidomos brenda familjes, po merr përmasa të frikshme në Gjirokastër.

Rasti i fundit është shënuar sot në qytetin e Gjirokastrës, ku një 32 vjecar u prangos nga policia, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij me iniciale B.J.

Kjo e fundit denoncoi dhunën në polici që ushtrohej ndaj saj nga Leonardo Peci 32 vjecar nga Gjirokastra. Ky i fundit në bazë të deklarimeve të bashkëjetueses së tij, ishte matur disa herë të denonconte dhunën që ushtronte 32 vjecari ndaj saj, po kurrë në asnjë moment nuk kishte shkuar në polici derisa ditën e sotme guxoi të informonte autoritetet.

Shkak u bë dhuna fizike që la plagë në fytyrën e vajzës. Me këtë rast kanë qenë specialistët e Hetimit dhe Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, të cilët arrestuan në flagrancë 32 vjecarin për veprën penale të dhunës në familje.

Rasti i sotëm është i treti që ndodh brenda 20 ditëve të fundit në Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here