Kërkesat normale të një prindi gazetar

0
877

Nga Telnis Skuqi
Fëmijët e mi duan një deputet që të ndihmojë të gjithë fëmijët të rriten të sigurtë.
Fëmijët e mi duan një deputet që të këtë një rrugë të sigurtë që të shkojnë në shkollë me biçikletë.
Fëmijët e mi duan një deputet që kur të shkojnë në shkollë të heqin këpucët dhe jo të mbështillen me batanije në dimër.
Fëmijët e mi duan një deputet që të garantojë për ta, kënd sportiv.
Fëmijët e mi duan një deputet që kryebashkiakja të mos ulërasë në televizor kur pushon dikë nga puna.
Fëmijët e mi duan një deputet që të mos punësojë militantët, por profesionistët.
Fëmijët e mi duan një deputet që të japë llogari për katër vitet e mandatit të tij dhe jo të fshihen apo të kandidojnë në një tjetër qytet.
Fëmijët e mi duan një deputet që të mos ta kriminalizojë qytetin, administratën publike, si dhe administratën vendore.
Fëmijët e mi duan një deputet që të mos shpërdorojë imazhet fëminore për efekt të fushatës elektorale.
Fëmijët e mi duan një deputet që të mos shpërndajë thasë me miell prindërve të bashkëmoshtarëve të tyre.
Etj.
Etj.
Etj….
Me pak fjalë, fëmijët e mi duan të ardhmen dhe jo numra celulari të vjetëruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here