Kërkesat për azil/ Irlanda operacione për të bllokuar shqiptarët

0
149

Irlanda ka përshkallëzuar kontrollet për të kapur shtetasit shqiptarë dhe gjeorgjianë që kërkojnë azil.

Sipas mediave, kontrollet janë ngritur kryesisht në aeroportin e Dublinit. Menjëherë pas prezantimit të kontrolleve, numri i shqiptarëve dhe gjeorgjianëve që kërkuan azil është ngadalësuar.

Vetëm shtatorin e kaluar rreth 191 shqiptarë aplikuan për azil. Por kur kontrollet e imigracionit u shtrënguan ashpër në aeroportin e Dublinit, numri i u zvogëlua në 90 në tetor dhe vetëm shtatë në nëntor, raporton Irish Times.

E njëjta gjë është edhe me shtetasit nga Gjeorgjia, ku pas operacioneve për ti ndaluar, numri për azil është ulur ndjeshëm.

Kontrollet e kryera në mënyrë efektive bënë që më shumë shqiptarë dhe gjeorgjianë u ndaluan dhe u kthyen, përpara se të kishin një mundësi për të informuar zyrtarët e imigracionit që donin të aplikonin për mbrojtje ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here