Këshilli Kombëtar i PD, Basha: Vendimet e marra mbrëmë s’janë përjashtime, por shkarkime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së se përjashtimet nuk janë propozuar nga ai, por nga kryesia.

Mësohet se Basha ka thënë në mbledhjen e Këshillit se masat e marra mbrëmë nga kryesia dhe masat e propozuara sot nuk janë përjashtimi, por shkarkimi nga funksionet për shkak të dhunimit flagrant të statutit.

“Ka qene zotimi im i pare si kryetar i PD, qe s’do ketë kurrë përjashtim te propozuar nga unë. As unë e as ju nuk mbajmë njerëz me force. Ndaj dhe masat e marra mbrëmë nga kryesia dhe masat e propozuar sot, nuk janë masa përjashtimi por shkarkim nga funksionet për shkak te dhunimit flagrant te statutit me pasoja për PD”, ka thënë Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment