Këshilli Kombëtar i PD-së unanim për djegien e mandateve

0
150

Këshilli Kombëtar i PD-së  ka votuar në mënyrë unanime që deputetët të djegin mandatet e tyre.

Këshilli ishte hallka e fundit e Partisë Demokratike për vendimin e djegies së mandateve.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka konfirmuar se opozita do të protestojë ditën e nesërme në orën 10:00 para parlamentit.

‘Kam nderim dhe privilegjin të ju bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të PD-së për djegien e mandateve parlamentare me efekt të menjëhershëm.
Në këtë 20 shkurt, 28 vite pas rrënies së bustit, kurrë më nuk do të lejojmë që në Shqipëri të mos zhvillohen zgjedhje të ndershme.

Kurrë më parlamenti të mos kthehet në një fole krimi.

Ne e hedhim këtë hap, pasi nuk na mbetet asnjë rrugë tjetër.

Ne këtë betejë të madhe ne do ta fitojmë bashkë.

Prandaj ju ftoj, askush të mos mungojë’, tha ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here