PD e Gjirokastrës, rreshtohet në krahë të qytetarëve banesat e të cilëve ndodhen në rrezik potencial.
Ka qenë iniciativa e grupit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, që situata në të cilën ndodhen banorët e pallatit në lagjen “Punëtori”, të pallateve në Kodrën e Shtufit dhe të banesave në lagjen Cfakë, të marrë formën e zgjidhjes falë impenjimit të qeverisë shqiptare.
Përmes një kërkesë të hartuar një ditë më parë, këshilltarët e djathtë, i drejtohen kryeministrit Edi Rama, të shpallë gjendjen emergjente civile në zonat problematike të qytetit.
Në letrën e dërguar kryeministrit Rama, i kërkohen një sërë ndërhyrjesh të cilat janë të certifikuara edhe nga grupi i ekspertëve të gjeologjisë që saktëson edhe mënyrën e ndërhyrjes.
Njëkohësisht i kërkohet kryeministrit edhe zgjidhja e situatës në fshatin Zhulat ku ka tre muaj i izoluar si pasojë e shkatërrimit të rrugës si pasojë e përmbytjeve, si dhe disiplinimin e përrenjëve malorë të Gjirokastrës.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të dy ditëve më parë, këshilltarët demokratë cuan zërin për mungesën e reagimit nga ana e qeverisë dhe kërkuan dërgimin e një kërkese në adresë të kryeministrit Rama.
Kjo kërkesë u mbështet nga të gjithë këshilltarët përvec atyre socialistë.