Këshilltari i CDU së Angela Merkel: Kriza zgjidhet me qeveri tranzitore

0
138

Përfaqësues të rëndësishëm të Gjermanisë kanë shprehur sot qëndrime të forta ku për zgjidhjen e krizës nuk i kërkohet llogari opozitës, siç është bërë deri më sot nga jo pak të huaj, por shigjetohet direkt qeveria.

Martin Henze, këshilltari ekonomik i CDU-së në një intervistë për News24 jep si formulë zgjidhjeje për krizën, krijimin e një qeveri tranzitore me specialistë të të gjithave fushave, por që ndryshe nga 2017 të krijojë besim te të gjitha palët.

Partitë politike të jenë më të përgjegjshme dhe të mos mendojnë vetëm për interesat e tyre partiake, por dhe për interesat e Shqipërisë. Ka shumë zgjidhje që mund të adaptohen, besoj se partitë duhet të gjejnë zgjidhje. Një alternativë mund të ishte një qeveri tranzitore me ekspertë të fushave në mënyrë që të ngjallin besim tek të gjitha palët. Nëse në vitin 2017 nuk ishte formati i duhur, të gjendet një format tjetër”, -deklaron Henze.

Martin Henze po ashtu shprehet se nëse zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor në këto kushte, ato sipas tij, nuk mund të jenë të lira dhe me standarde.

Në qoftë se në fund të qershorit do të ketë zgjedhje në Shqipëri dhe nuk është e sigurt që këto do jenë të lira dhe demokratike. Nëse nuk arrihen disa standarde nuk mund të quhen zgjedhje demokratike”– tha ai. Martin Henze vë theksin gjithashtu edhe në funksionimin e gjykatës kushtetuese dhe të lartë të cilat sipas tij janë element i rëndësishëm në një sistem demokratik.

Po sot, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman  Christian Schmidt ndodhet për vizitë në Tiranë për tu takuar me kryetarin e partisë demokratike Lulzim Basha. I pyetur nga Vizion Plus ish-ministri gjerman i Bujqësisë Schmidt në lidhje me krizën politike në shqipëri shprehet se palët duhet të ulen në dialog.

Qeveria dhe opozita janë pjesë e një demokracie funksionale. Kjo gjithashtu do të thotë se të gjithë kanë një shans të drejtë për të shprehur publikisht pozicionin e tyre. Jo vetëm nga pikëpamja e opozitës, për fat të keq, ekziston shqetësimi se kjo drejtësi nuk ekziston në Shqipëri. Nuk duhet fajësuar vetëm opozita e cila ka marrë hap ekstrem. Duhet tu kërkohet të gjithëve, posaçërisht qeverisë. Natyrisht, në fund, një parlament i plotë duhet të jetë në gjendje të punojë dhe të marrë vendime. Unë jam i shqetësuar sepse kultura e bashkësisë së të gjithë demokratëve është çrregulluar rëndë”,- tha Christian Schmidt.

Ndërkohë i pyetur për mundësitë e zgjidhjes se këtij ngërçi, Schmidt thekson se është garancia janë zgjedhjet e lira e të drejta. “Problemet në Shqipëri duhet të zgjidhen para së gjithash nga shqiptarët. Kjo përfshin besimin në mënyrë të besueshme se kriteret Kopenhagenit të BE-së për sundimin e ligjit. Gjermania është një partner konstruktiv dhe i përkushtuar për këtë. Nëse dëshironi të vini në Bashkimin Evropian, ju duhet të pranoni Rregullat e Shtëpisë Evropiane. Kjo përfshin sigurimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Prandaj, pres që gjetjet e prokurorit mbi manipulimin e zgjedhjeve do të hetohen dhe autorët do të dënohen.– tha Christian Schmidt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here