Kim: SHBA mbështet hapjen e negociatave para fundit të vitit dhe nismën Open Balkan

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, me anë të një postimi në rrjete sociale ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit dhe poashtu mbështesin nismën e Open Balkan.

Sipas saj, Open Balkan duhet të jetë i hapur për të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në vijim të deklaratës së saj ajo ka publikuar qëndrimin e Zëvendës ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar për hapjen e negociatave  të unionit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Angazhimi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të vitit 2021. SHBA gjithashtu mbështet Open Balkans (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 BP) dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal Shikoni dëshminë e DAS Escobar”, shkruan ambasadorja amerikane.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment