Kim takon Kadarenë: Një nga mendimtarët më të mëdhenj, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë

0
194

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryediplomatja përmes një statusi në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar një foto nga takimi me Kadarenë, teksa shpreh kënaqësinë e diskutimit me një shkrimtar të përpasave të tilla, të cilin Kim e quan një mendimtarët më të mëdhenj në Evropë.

Sipas saj, vepra “Identiteti evropian i shqiptarëve” e botuar në vitin 2006 nga Kdare, mbetet dhe sot aktuale. Kim shton se teksa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë.

“Eseja e Ismail Kadaresë mbi ‘Identiteti evropian i shqiptarëve’ është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë”, shkruan Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here