Kinematografia botërore në zi, shuhet në moshën 88-vjeçare aktori francez, Jean-Paul Belmondo

0
146

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare aktori i njohur francez, Jean-Paul Belmondo. Lajmi është transmetuar nga mediat ndërkombëtare, pasi është konfirmuar nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Aktori i njohur është adhuruar nga shqiptarët për filmat e tij, veçanërisht për rolin “Zhos Profesionisti”. Jean-Paul Belmondo, aktori francez që fitoi famë ndërkombëtare në klasiken revolucionare të Jean-Luc Godard, “Vala e Re pa Frymë”, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Jean-Paul Belmondo lindi më 9 prill 1933 dhe në vitet 1970-ta u bë një yll i filmave të zhanrit aksion. Belmondo, i quajtur Bebel nga audienca franceze, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend në vitet 60 dhe 70. Ashtu si Alain Delon, Belmondo ishte një figurë kryesore e gjeneratës së shquar të filmave evropianë të asaj periudhe, me serinë e filmave që ai bëri me Godard, të cilat përfshinin “A Woman Is a Woman” dhe “Pierrot le Fou”, duke lënë një shenjë të pashlyeshme.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here