Kinezët kërkojnë gjuhën e tyre në Universitetin “Eqrem Cabej”, marrëveshje historike bashkëpunimi me Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit

0
137

Kinezët zbarkojnë në Gjirokastër dhe ofrojnë që gjuha e tyre, të hyjë në programin mësimor në Universitetin “Eqrem Cabej” krahas greqishtes, anglishtes dhe italishtes.

Serioziteti për një bashkëpunim me interes reciprok për të dy institucionet universitare, e tregoi prezenca e një dite më parë e rektorit të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit Peng Long. Delegacioni kinez i kryesuar nga Lung, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit mes Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit dhe Universitetit “Eqrem Cabej”.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me inkurajimin e bashkëpunimeve dypalëshe në kuadrin e programeve të përgatitjes me universitete të tjera-janë shprehur përfaqësuesit kinezë.

Për rektorin e Universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema, marrëveshja e bashkëpunimit është afatgjate dhe shikohet si e vecantë në llojin e saj pasi vjen në kohën kur në Shqipëri rivaliteti mes universiteteve publike dhe jo publike është i lartë.

Ndërsa rektori i Universitetit të Gjuhëve të Huaja në Pekin Peng Long, u shpreh i gatshëm në dhënien e asistencës për futjen e programit të gjuhës kineze në Universitetin e Gjirokastrës.

Kjo është marrëveshja e tretë e bashkëpunimit që nënshkruan Universiteti i Gjirokastrës me universitete të tjera homologe ndërkombëtare, krahas Universitetit të Maceratës në Itali dhe atij të Janinës në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here