KLP cakton drejtuesit e përkohshëm të disa prokurorive në rrethe

0
177

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës në  praninë e të gjithë anëtarëve, ku ishin të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe programi i asistencës OPDAT.

Këshilli vendosi miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit, Ervisa Hyka, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Eriselda Bala, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe të Erion Shehaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Një kopje e raporteve u dërgohet institucioneve të vetingut dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).Po ashtu, KPK me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm për një periudhë 3-mujore të Rifat Kojkut, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, të Elion Mustafajt, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, të Kleanth Zekës, në pozicionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, të Dritan Gripshit, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, të Neritan Hoxha, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës

Pogradec, të Elida Hoxhajt, në pozicionin e Prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, të Pranvera Gruda, në pozicionin e Prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, dhe të Violeta Shkurtës, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Këshilli vendosi unanimisht të konsiderojë të përfunduar verifikimin e pasurisë dhe figurës të prokurorit Aurel Zarka, kandidat për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Këshilli transferoi përkohësisht me pëlqimin e tij, prokurorin Xhevahir Lita, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për një periudhë gjashtëmujore.

Këshilli vendosi unanimisht zgjatjen të afatit e transferimin të përkohshëm me pëlqimin e tij, të prokurorit Xhevahir Lita, në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për një periudhë gjashtëmujore.

Gjithashtu, Këshilli vendosi unanimisht caktimin e përkohshëm të prokurorit Xhevahir Lita, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për një afat tjetër tremujor.

Për shkak të emërimit si prokuror në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Këshilli vendosi ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të Elvin Gogajt, në pozicionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, dhe të  Alfred Shehu, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Për vendin vakant të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, krijuar nga emërimi i Alfred Shehut në SPAK, Këshilli vendosi të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e një vakance të përkohshme, nëpërmjet procedurës së transferimit të përkohshëm me pëlqim. Subjektet, të cilët kanë të drejtë të kandidojnë, kriteret që duhet të plotësojnë, afati i dorëzimit të shprehjes së interesit, dokumentacioni që duhet të dorëzojnë dhe adresa ku do të dorëzohet shprehja e interesit, do të njoftohen në faqen zyrtare të Këshillit.

Në vijim, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin e Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Në përfundim të seancës plenare, KLP vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit për tre anëtarë prokurorë Kostaq Beluri, Moisi Duda dhe Vatë Staka më datë 18 dhjetor 2021, për shkak të mbarimit të mandatit 3-vjeçar dhe rikthimin e tyre në detyrën e mëparshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here