Koha e keqe alarmon kryedemokratin e Gjirokastrës, shteti inegzistent

0
182

Situata mjaft e rënduar si pasojë e rreshjeve të mëdha të dëborës në jug të vendit, ka nxitur reagimin e kreut të opozitës në Gjirokastër Dasho Aliko.

Ky i fundit ka marrë kontakt në terren me strukturat e PD të cilat kanë raportuar situatën shumë problemore si pasojë e kohës së keqe dhe indiferencës së treguar nga qeveria shqiptare dhe instancat varëse të saj në Gjirokastër.

Në një komunikim për Jugunews.net zoti Aliko raporton për problemet e shumta që ndesh krahina e Zagories dhe ajo e Libohovës ku mungon rryma elektrike dhe rrugët qëndrojnë të bllokuara prej 24 orësh. Pushteti vendor në Libohovë as që nuk i vjen në ndihmë komunitetit në këto orë duke i lënë në izolim të plotë dhe në mëshirën e fatit dhe të Zotit-shprehet zoti Aliko.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në qytetin e Gjirokastrës ku në kaos total prej shtresës së dëborës janë edhe lagjet Granicë, Kodra e Shtufit, Mecite, Dunavat, Manalat dhe Cfakë. Njëkohësisht edhe zona e Cepos e vecanërisht fshtrat Zhulat, Prongji e Fushëbardhë janë tërësisht të izoluar nga pjesa tjetër e Gjirokastrës. Madje në këto fshatra ka pasur stakim periodik të rrymës elektrike për banorët-raporton Aliko.

Në krahun lindor të Gjirokastrës fshtrat Krinë, Tranoshishtë, Saraqinishtë janë të bllokuara tërësisht ndërsa fshati Asim Zeneli lëvizja mundësohet vetëm me fuoristradë dhe kritike figuron gjendja në Lazarat dhe Picar ku banorët e këtyre fshatrave ndodhen nën izolim permanent.

Kryedemokrati i Gjirokastrës Dasho Aliko, i ka bërë thirrje qeverisjes vendore në Gjirokastër të marrë masa dhe t’i gjendet pranë komunitetit në këto ditë të vështira ndërkohë që bën fajtore për gjendjen, qeverinë shqiptare e cila e ka braktisur në këto orë paniku dhe pasigurie, qytetarët e Gjirokastrës duke mos u ofruar ndihmë.

Zoti Aliko ka gjetur rastin të falenderojë strukturat e PD në zonat e prekura nga koha e keqe, të cilat janë gjendur pranë komunitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here