Koha e keqe, dëme në rrugë dhe të mbjella

0
411

Sasi të shumta reshjesh kanë krijuauar probleme në Qarkun e Gjirokatsrës. Mjaft akse rurale e nacionale, kanë patur probleme të shumta me rrëshqitje dherash dhe bllokime për shkak të aluvioneve të depozituara. Ndërkohë edhe në rruget e brendshme të qytetit të Gjirokastrës kalimi i mjeteve dhe njerëzve ka qënë shumë i vështirë përë shkak të vërshimit të ujrave edhe prej përrenjve në lagjet e sipërme. Autoriteti rrugor në jug të vendit dhe firmat kontraktore, kanë punuar për hapjen e pusetave të bllokuara, pastrimin e trupit të rrugës nga materialet e depozituara nga shpatet e kodrave. Janë pesë segmenete ku ka pasur problematika për shkak të dëmtimit të rrugëve dhe po punohet për evitimin e bllokimve për të lehtësuar qarkullimin. Ndërkohë rreshjet dhe breshëri i rënë gjatë 12 orëve të fundit, ka krijuar jo pak probleme edhe në disa kultura të mbjella. Mbi 5 ha sipërfaqe me jonxhë dhe asëll, është përmbytur e po ashtu edhe një sipërfaqe e konsiderueshme në disa zona në fshatrat Qesarat në Tepelenë, Valare në Gjirokastër etj. Përfaqësues të Shtabit të Emergjencave kanë pohuar se grupet e punës janë në terren për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në kohë duke patur edhe gadishmërine e të gjitha institucioneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here