Koha e keqe, dhjetëra fshatra në blackout total

0
153

Gjithë vendi është i përfshirë nga moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë filluar të shkaktojnë problemet e para në rrjetin elektrik dhe në rrugët e Qarkut tw Gjirokastrws.

Disa fshatra në të tre rrethet e Qarkut, kanë mbi 13-14 orë pa energji elektrike për shkak të defekteve në rrjetin e furnizimit, i cili është amortizuar dhe nuk është rikonstruktuar prej shumë vitesh.

Probleme ka patuar në zonën e Përmetit, Këlcyrës, Zagorisë, në disa fshatra të Tepelenës dhe Gjirokastrës.

Ende nuk ka probleme me përmbytjet por shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në fshatin Buz, ku nga rënia e një masivi shkëmbor është bllokuar rruga.

Në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona OSHEE e Qarkut të Gjirokastrës nuk jep asnjë informacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here